-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Shembja e rrugëve nuk është pasojë e natyrës, por e korrupsionit

Kryesoret

Pas bllokimit të aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të fondeve dhe korrupsion në sektorin e infrastrukturës.

Blushi theksoi në një postim në rrjetet sociale se shembja e rrugëve nuk ka lidhje me kushtet natyrore, por është pasojë e abuzimeve financiare dhe keqpërdorimit të fondeve publike.

“Edhe fajin ia hedhin Zotit, por Zoti nuk vjedh,” shkruan Blushi, duke përmendur qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe duke sugjeruar se situata në infrastrukturë është një pasojë direkte e korrupsionit. Ai shtoi se ky problem po vë në rrezik sigurinë e qytetarëve dhe përkeqëson situatën, duke e cilësuar si një arsye më shumë për ndryshim politik në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit