Në evropë ka një portë të re e cila mendohet të jetë kryesorja për trafikimin e drogës.
Trafikantët me sa duket po përdorin gjithnjë e më shumë portin e Oslos ku transportohet droga që vjen nga Amerika Latine.
Kryebashkiakja Anne Lindboe u shpreh se droga me vlerë deri në 570 milionë funte ishte kontrabanduar përmes portit më të madh të Norvegjisë, i cili merr 50-70 anije dhe 243,000 kontejnerë çdo javë.
Nga raportimet e bëra sipas “The Guardian” zyrtarët e doganave në Antwerp, kryeqyteti i kontrabandës së drogës në Evropë, thanë se konfiskimet e kokainës në portin belg kishin rënë përgjysmë pasi bandat kriminale ndryshuan drejtim.
Mesa duket devijimi ka ndodhur drejt Oslos ku Unioni Doganor Norvegjez thotë se ka vetëm një skaner celular, të përbashkët me dy porte të tjera, dhe kur ai nuk është i disponueshëm, doganierët duhet të kontrollojnë kontejnerët me skanerë portativë, të cilët thonë se nuk janë aq efektivë.