Laura Fazliu i dhuroi Kosovës medaljen e pestë në Xhudo në kategorinë deri 63 kilogramë.
Për medalje të bronztë, Laura e mposhti kroaten Katarina Krishto.
Laura ishte bartëse e tretë dhe kështu në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën e mposhti me shumë mund kinezen Jing Tang.
Ndaj saj lufta u vendos me dënime. Në kohën shtesë kinezja e mori dënimin e tretë dhe fitorja me Ippon i takoi Laurës.