Policia greke ka zbërthyer një organizatë kriminale ku në pranga ranë 6 persona, 4 grekë dhe 2 shqiptarë.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona grekë të moshës 20-58 vjeç dhe shqiptari Arben Gjorgji 44 vjeç nga Pustecidhe Majlibda Gjorgji 41 vjeç nga Maqedonia e Veriut.
Grupi shfrytëzonte një banesë në Kaminia të Pireut për magazinimin e drogës.
gjetën dhe sekuestruan: 12.7 kg heroinë, 10.7 kg marijuanë, 60 gram kokainë, 141 tableta XANAX dhe HIPNOSEDON, 500 ml Metadon, 1.8 kg përzierës heroine, 2 pistoleta të kalibrit 9 dhe 8 mm dhe 5 fishekë të këtyre kalibrave, 2500 euro, 1 automjet, 2 peshore elektronike, 8 celularë, mjete për përzierjen dhe paketimin e heroinës dhe shuma prej 2.500 euro, e ardhur nga trafiku i drogës.