Tre drejtorët që u bënë ministra kanë shkaktuar ‘tërmet’ me lëvizjet që kanë pasur në administratë. Erlind Sulo është emëruar drejtoi i ri i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) në vendin e Petrit Malajt që u bë ministër i Financave.
Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtoi i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.
Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në vendin e Ervin Hoxhës që u emërua Ministër i Brendshëm është caktuar Dallëndyshe Bici. Një rikthim ky në postin e kreut të IKMT-së ku ka qenë para se të shkonte tek Kadastra.
Në krye të Kadastrës, caktohet Lorena Goxhabelli, e cila shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në Ministrinë e Mbrojtjes që prej qershorit 2022.
Kreshnik Bajraktari do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit në vendin e Pirro Vëngut.