-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentat ndaj ish-presidentit Gjukanoviç, autoritetet e Malit të Zi dalin me njoftimin zyrtar

Kryesoret

Drejtoria e Policisë dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Malit të Zi kanë shpërndarë një deklaratë të përbashkët, duke mohuar pretendimet e ish-presidentit Milo Gjukanoviç për një atentat të mundshëm ndaj tij.

Sipas njoftimit, informacionet e publikuara në media janë të pasakta dhe nuk ka prova se po përgatitet një atentat. Autoritetet theksuan se shërbimet e huaja të inteligjencës nuk janë burim i këtij informacioni dhe se pretendimet e Gjukanoviçit nuk janë të vërtetuara.

Dy javë më parë, Gjukanoviç kishte paralajmëruar se ishte i informuar për një plan për ta eliminuar fizikisht, por mediat raportuan se ky informacion ishte shpërndarë nga një anëtar i paidentifikuar i shërbimeve të huaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit