-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gabim në regjistrim, atletja nigeriane humbet garën në Lojërat Olimpike

Kryesoret

Në një ngjarje të papritur dhe zhgënjyese, sprintiere nigeriane Favoru Ofili, e cila kishte arritur të kualifikohej për garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, nuk do të marrë pjesë në këtë garë për shkak të një gabimi të regjistrimit nga Federata Atletike e Nigerisë dhe Komiteti Olimpik i Nigerisë.

Ofili, e cila kishte punuar për katër vjet për të siguruar këtë mundësi, shprehu zhgënjimin e saj në rrjetet sociale: “Me keqardhje të madhe më kanë thënë se nuk do të garoj në 100 metra në këtë Olimpiadë. U kualifikova, por federata dhe komiteti nuk më regjistruan. Pse?”

Pavarësisht këtij problemi, Ofili shpreson të marrë pjesë në garën e 200 metrave dhe në stafetën 4×100 metra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit