Faik Basha, anëtar i Partisë së Lirisë deklaron se ministri i ri i Brendshëm Ervin Hoxha shumë shpejt do te jete ne dyert e SPAK-ut.
“Në vijim të komunikimit të mëparshëm përmes të cilit ju infomova se “Ministri i Brendshëm më shpejt do të shkojë te zyrat e SPAK se në zyrat e Ministrisë së Brendshme” dua tju bëj me dije se si Ministri i Brendshëm, i sapo emëruar në detyrë (me gjasme Teknik e me ecuri në karrierë) në fakt si shumë të tjerë drejtues të maxhorancës, po hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë si i dyshuar se ka shpërdoruar detyrën e Kryeinspektorit të IKMT-së nën ushtrimin e ndikimit të paligjshëm nga grupe të njohura kriminale në Shkodër” deklaron Basha.