Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë një incident në Aeroportin e Shkupit, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u përfshi në një konfrontim me sigurimin e aeroportit.
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar ngjarjen, duke thënë se gjithçka ka qenë më shumë një keqkuptim.
“Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Do ketë kumtesë për media. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, tha Mexhiti.
Sipas “Infomax.mk”, pas refuzimit të presidentes për të hapur valixhet, është ndërhyrë kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili dërgoi sigurimin e tij për të zgjidhur situatën.