Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me letrën e Presidentit Bajram Begaj drejtuar Kuvendit, ku kërkoi hetimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë në lidhje me skandalin e mikrokredive.
Shehaj e quan tallje dhe ofendim për mbi 100,000 viktima të mashtrimit të mikrokredive. Sipas tij, përgjegjës për këtë skandal nuk është vetëm guvernatori i Bankës së Shqipërisë, por edhe Ministri i Drejtësisë.
Shehaj vlerëson se ata nuk kanë vepruar në kohë për të ndaluar këtë mashtrim gjigand, duke shtuar se është e papranueshme që qytetarët mashtrohen dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë situatë.