Ish-Presidenti Donald Trump ka sfiduar identitetin racor të Kamala Harris, ndërsa gara për Shtëpinë e Bardhë është gjithnjë e më e nxehtë. Në një fjalim në Pensilvani, Trump e quajti Harris një “kandidate kukull” dhe se ajo kontrollohet nga donatorët dhe ndërmjetësit e pushtetit.
Ai ngriti dyshime mbi përkatësinë racore të Harris, duke thënë se ajo gjithmonë ka theksuar trashëgiminë e saj indiane, por se nuk kishte qenë e qartë për identitetin e saj afrikano-amerikan deri më vonë.