Prokuroria e Beratit ka dërguar në gjykatë Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula për akuzën e “Keqtrajtim i të miturit”.
Sipas hetimeve, të pandehurit kanë detyruar nipin e tyre 10-vjeçar të publikonte video në TikTok me fjalor banal dhe fyese. Këto veprime shkaktojnë trauma serioze në fëmijë, duke përfshirë dhunë fizike dhe psikologjike, kërcënime me thikë dhe përdorimin e alkoolit.
Të pandehurit janë akuzuar për keqtrajtimin e fëmijës dhe dëmtimin e zhvillimit të tij mendor dhe fizik.