Një 25-vjeçar me inicialet K.O. është arrestuar në Vlorë pasi u kap me doza kanabisi në automjetin e tij.
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka kryer kontrollin në automjet dhe ka sekuestruar lëndën narkotike si provë materiale.
K.O. është vënë në pranga dhe po ndiqet nga autoritetet për akuzën e posedimit të kanabisit.