Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku,ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH për pezullimin nga detyra për drejtorin e Policisë Rrugore, Altin Qato.
Ditën e sotme ai ka qëlluar me shpullë protestuesin në autostradën Thumanë-Kashar.
Ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për “Sjellja e rendë diskredituese”.
Rrumbullaku sqaron se qytetarët e shfaqur në videon nuk ishin pjesë e protestës por po kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë. Edhe pas këshillimit nga ana e policisë rrugore ata kanë vazhduar që ti bien pa pushim borisë së automjetit.
Dy 36-vjeçarët me iniciale E.Q., dhe GJ.K., janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te policise se rendit publik”.