-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mbyll fushatën në Himarë: Tavo, kapitull i ri! Unë s’i kam marrë pronat e gjyshit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën ditën e sotme në Himarë në mbështetje të kandidatit socialist Vangjel Tavo. Ai u shpreh se Tavo pas të dielës do të hapë një kapitull të ri zhvillimi për Himarën.

“Me Vangjel Tavon Himara do të hapë një kapitull të ri zhvillimi, bashkëpunimi dhe bashkëjetese demokratike mes himariotëve, ku Vangjelët e gabuar do të mund të bëjnë plazh e banjo dielli, po s’do të kenë më shans të ndezin zjarre e nxijnë vetullat.

Himarjotët janë himarjotë, janë si baskët, korsikanët, komplet gjë tjetër dhe Himara i lidh bashkë. Dhe prandaj gjithë kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe në aspektin për ta parë perspekticën për ta kuptuar edhe arsyet përse ka ndodhur dhe për ta thënë edhe emrin e Himarës kryefjalë” tha ai..

Kreu i qeverisë komentoi edhe akuzat e PD-së se mori pronat në Vuno me ligje të posaçme. “Po u tregoja historinë e kazanit që nxori në Greqi dhe më pas në Shqipëri këtu, se Rama ka grabitur pronat.

Ju e dini se Kolekat janë nga këtu, kanë pasur edhe ata kullotat e tyre. Unë ua kam thënë, që më parë, që nuk marr pjesë në këto, sepse jam informuar që i vogël që vdekja nuk është thashethem, puna është çfarë lë mbrapa, emrin, se nuk merr gjë me vete.

Gjithë trashëgimtarët e tjerë kanë bërë luftën e tyre për pronat dhe nga fillimi i viteve 2000 kanë marrë ato ATP-të dhe pastaj kanë filluar gjyqe dhe histori.

Kur erdha në qeveri kam pasur refuzime nga ATP dhe sot që flasin nuk kanë akoma një copë certifikatë nga Kadastra. Unë asnjëherë nuk kam ndërhyrë sepse nuk është e drejtë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit