Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë” të kësaj të shtune, kur një automjet ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që po ecte.
Pas aksidentit, vajza është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për trajtim mjekësor.
Autoritetet policore po hetojnë ngjarjen për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e saj.