Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Delisufaj në Lushnjë.
Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi dhe si pasojë janë rrezikuar dhe disa banesa të tjera që ndodhen afër.
Në momentin e zjarrit në banesë nuk ndodhej asnjë nga familjarët.
Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse që bënë të mundur mospërhapjen e flakëve të zjarrit.