Francezi Leon Marchand konsolidoi statusin e tij si ‘mbreti i notit’ në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ me titullin në stilin 200 metra dhe e mbylli garën me gjithsej katër medalje ari dhe katër rekorde olimpike.
Me presidentin francez, Emmanuel Macron, në tribuna, Marchand madje kërcënoi të thyente rekordin botëror në distancë (1.54.00 minuta), i cili i përket amerikanit Ryan Lochte, por përfundoi me një tjetër rekord olimpik, me kohën 1.54.06.
Francezi, i cili theu një rekordin olimpik që mbahej nga Michael Phelps që nga viti 2008 (1.54.23), dominoi me 1.25 sekonda distancë ndaj britanikut Duncan Scott (1.55.31), që mori medaljen e argjendtë.
Në moshën 22-vjeçare, Marchand, djali i dy ish-notarëve olimpikë francezë, arriti një sërë fitoresh në finalet ku mori pjesë. E nisi të mërkurën, kur u bë kampion i 400 metrave stil i përzier.
Tre ditë më vonë, francezi siguroi në më pak se dy orë medalje, ku fitoi titujt në 200 m bretkosë dhe 200 m flutur, duke arritur një “dopietë” të paprecedentë në të njëjtin sesion, një sukses që nuk e ka arritur as amerikani Michael Phelps.
Titulli i katërt i Marchand pothuajse la në hije suksesin e australianes Kayle McKeoun, e cila sot rifitoi titullin e saj olimpik në 200 metra shpinë, pasi kishte bërë tashmë të njëjtën gjë në 100 metra shpinë.