Deputetja e PD, Elda Hoti, ka shprehur mbështetjen e thellë të partisë për banorët e Mamurrasit, Thumanës, Fushë Krujës dhe zonave të tjera, të cilët përballen me bllokim në rrugën kombëtare.
PD kritikon ashpër reagimin e narko-policisë dhe qeverisë, duke kërkuar drejtësi dhe duke i inkurajuar qytetarët të mos dorëzohen në kërkesat e tyre për akses të lirë në rrugët publike.
“Atyre u bëhet një padrejtësi e madhe e cila duhet korrigjuar. Nëse qeveria nuk e bën me vullnet do ta bëjë me forcë.
Ne jemi në krah të banorëve, derisa ata të kenë akses në rrugën kombëtare. Ne jemi kundër qeverisë sa herë u hyn në hak qytetarëve”, shprehet Hoti.
Partia angazhohet për të siguruar zhvillim dhe drejtësi sociale nëse fiton pushtetin, duke fokusuar në interesat e përgjithshme të qytetarëve.