Një incident i rëndë ka ndodhur në një lokal natë në Pejë, ku reperi i njohur Noizy dhe miqtë e tij akuzohen për dhunë fizike ndaj Medi Isenit dhe dhëndrit të tij.
Medi Iseni, i njohur për prezantimin e tij në TikTok, ka rrëfyer se u sulmua pasi refuzoi të marrë pjesë në një operacion për të nxjerrë një person tjetër në pritë për një shumë prej mbi 30 mijë euro. Ndërkaq, dhëndri i tij ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes dhe ka pësuar goditje të rënda, duke përfshirë rreth 40 qepje në fytyrë dhe dëme të tjera serioze.
Medi Iseni tregon se ata u sulmuan me boksa dhe shufra nga miqtë e Noizy, ndërsa sigurimi i lokalit nuk ishte në gjendje t’u ndihmonte menjëherë.
Ai gjithashtu shton se Noizy vetëm pasi ata ishin të dëmtuar i ka sulmuar edhe ai me grushte në fytyrë disa herë. Autoritetet janë duke hetuar rastin dhe kanë bërë thirrje për të siguruar drejtësi për të gjitha palët e përfshira në incident.