Reperi i njohur shqiptar, Noizy është arrestuar të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri, shkruan media zvicerane Watson.
Noizy pritej të performonte në klubin “Rinora 4” në Rümlang pranë Zyrihut, ku kishte njoftuar një koncert për promovimin e projektit të tij më të fundit muzikor.
Por pas ndalimit të tij, organizatorët i kanë hequr të gjitha njoftimet dhe reklamat nga rrjetet sociale.









