Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi ka reaguar ndaj medias britanike “The Sun” në lidhje me një artikull rreth urdhër-arresteve të lëshuara së fundmi nga SPAK.
Me anë të një postimi në rrjetin social X, ambasadori thotë që ky është një titull mashtrues nga The Sun.
“Një titull mashtrues nga The Sun. Lavdërime policisë shqiptare për këtë në udhëheqjen dhe menaxhimin e këtij operacioni me ndihmën e SPAK dhe NCA ( Agjencisë Kombëtare Britanike kundra Krimit). Ja ku e keni një titull më të mirë. Policët trima shqiptarë sekuestrojnë armë të tmerrshme të destinuara për gangsterët djallëzor në Londër“, shkruan ambasadori Ferizi.