-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr në një fshat të Dimalit, pisha e shkurre në flakë

Kryesoret

Një zjarr ka shpërthyer mesnatën e sotme në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal. Flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe kanë shkaktuar djegien e pishave dhe shkurreve në zonë.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit janë nisur dy mjete zjarrfikëse nga Berati, një nga Kuçova, si dhe forca të ushtrisë për të ndihmuar në ndërrimin e flakëve. Terreni vështirë bën të pamundur që mjete të tjera zjarrfikëse të hyjnë në zonën e prekur.

Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë po përdorin pompa uji dhe mjete të tjera për të shuar flakët dhe për të parandaluar shtrirjen e zjarrit drejt zonës kodrinore të fshatit Konisbaltë. Deri tani, nuk raportohen rreziqe për banesat që ndodhen në anën tjetër të kodrës.

Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun dhe autorësinë e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit