-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 mijë qytetarë nuk votojnë në Himarë/ Gjokutaj: Rama ideator, Celibashi zbatues

Kryesoret

Avokati Genci Gjokutaj ka komentuar ndalimin e së drejtës për të votuar për 6 mijë qytetarë të Himarës për shkak të skadimit të kartave të identitetit.

Gjokutaj u shpreh se për ata qytetarë që u ka skaduar ID, identifikimi mund të bëhet menjëherë, ndërsa shtoi se zgjedhjet në Himarë janë vijimësi e procesit të zgjedhjes së Belerit më 2023.

Skadenca e ID, është detyrimi i shtetit dhe KQZ, që të garantojnë me çdo mjet, forma a situatë, identifikimin e një personi. Identifikimi i tyre mund të bëhet menjeherë, pasi janë të njëjtë që kanë votuar në zgjedhjet e kaluara.

Këto zgjedhje janë të përsëritura, s’janë të reja. Janë vijim i procesit të zgjedhjes së Belerit, që nuk bëri dot betimin. Këta zgjedhës kanë votuar atëher ëdhe janë lëjuar me karta ID.

Ky është skenar qeveritar, ideatori i saj Rama së bashku me mercerain e tij kryekomisionierin Celibashi që mban dy standarde, duke i nxjerrë zgjedhjet të pavlefshme. Kjo ndikon direkt në rezultatat.

Rama duke mësuar faktin se në Himarë s’fitojnë dot, referuar edhe zgjedhjeve të kaluara. Rama ka marrë pjesë në fushatë drejtpërdrejt, për këtë metodë të re votimi për t’u mohuar zgjedhësve votën. Kanë nxjerrë edhe rezultatin se kush do të fitojë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit