Në rrugën e fshatit Pobrat në Dimal, një aksident ka ndodhur kur një automjet ka përplasur një këmbësor. I përplasuri, një 55-vjeçar, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit, një 30-vjeçar me inicialet E. H, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen hetime për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.









