-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dule për zgjedhjet në Himarë: Proces zgjedhor më absurd

Kryesoret

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së, e ka quajtur procesin zgjedhor në Himarë si të absurd. Ai denoncoi se 311 zgjedhës janë shtuar në listat e zgjedhjeve të këtij viti krahasuar me ato të 2023-s dhe tha se mbi 25% e votuesve janë përjashtuar nga e drejta për të votuar për shkak të dokumenteve të skaduara.

Dule kërkoi që autoritetet të japin shpjegime dhe kritikon mungesën e reagimeve nga drejtësia. Ai po ashtu përmendi se janë bërë shkelje flagrante të cilat janë kallëzuar në SPAK nga kandidati Petro Gjikuria.

“Është procesi zgjedhor më absurd. Janë bërë shkelje flagrante që janë kallëzuar në SPAK nga kandidati Petro Gjikuria. Kandidati i PS-së pohoi se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie dhe në sirtaret e Kadastrës janë 600 të tillë për t’u shpërndarë. Mbi 25% e zgjedhësve u është mohuar e drejta për të votuar me dokumente të skaduara. Janë mbi 600 qytetar që janë paraqitur në qendra votimi dhe u është refuar pjesëmarrja në procesin zgjedhor”, u shpreh Dule.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit