Në Kalamatë, Greqi, një 36-vjeçare ka denoncuar për përdhunim të vazhdueshëm nga vëllai i saj 35-vjeçar.
Pas një periudhe abuzimi prej 20 ditësh, dhe kërcënimeve për dëbim nga shtëpia, gruaja ka kontaktuar emergjencën dhe ka raportuar ngjarjen.
Vëllai është arrestuar dhe përballë akuzave për dhunë në familje dhe përdhunim, ndërsa 36-vjeçarja është informuar për të drejtat e saj ligjore si viktimë.