-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj akuzon Kurtin për lidhje me Serbinë dhe përçarje të shqiptarëve

Kryesoret

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është i rekrutuar nga Serbia dhe e ka quajtur përçarës të shqiptarëve në Luginë.

Haradinaj ka kritikuar qeverinë e Kurtit për mos përfshirjen e veteranëve në Pagën Minimale dhe për përfshirjen në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

“Të gjitha këto janë agjendë e Kurtit, ai nuk punon për Kosovën për interesat e Kosovës, kam deklaruar se ai është i rekrutuar nga Serbia, ai e kamuflon me një lloj patriotizmi të fitoreve ditore, por ia hup Kosovës fitoret strategjike”, shprehet Haradinaj.

Ai ka shprehur shqetësim për mbështetje të qeverisë që ka lejuar patrullimin e përbashkët të policisë maqedonase dhe serbe, duke theksuar se Kurti po i shërben interesave të Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit