-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AAK krah studentëve në Shkup: Shqipja jo opsionale, me shpirt e krenari me ju nesër!

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në rrejtin e tij facebook ka mbështetur protestën e studentëve që do të mbahet nesër në Shkup për të drejtën e  dhënies së provimit të jurispodencës në gjuhën shqipe, sipas Haradinajt kjo nuk është një e drejtë opsionale por Kushtetuese dhe e patjetërsueshme.

Postimi i plotë:

Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale. Është gjuhë autoktone, gjuhë e këtij trualli, që nuk kanë mundur ta ndalin as kralat e as sulltanët. Ajo ka mbijetuar brez pas brezi, në familje, në shkolla, në këngë e në sakrifica.

Shqipja është e garantuar me Kushtetutë dhe me të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për të folur shqip në vendin e vet, për të studiuar shqip, për të shkruar, menduar dhe për të marrë frymë shqip pa frikë e pa kompromis.

Studentët shqiptarë sot nuk po kërkojnë privilegje, po kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre.

Me zemër, me shpirt dhe me krenari jam me ju nesër, studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Zëri juaj është zëri i çdo shqiptari që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit