Himara zgjedh sot Kryetarin e ri të Bashkisë, me kandidatët Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria, i mbështetur nga PD dhe partitë opozitare.
Zgjedhjet zhvillohen një vit pas zgjedhjeve të 14 majit 2023, ku Fredi Beleri fitoi por nuk arriti të ushtronte detyrën për shkak të arrestimit dhe dënimit për korrupsion zgjedhor.
Sot, rreth 23 mijë zgjedhës do të vendosin midis Gjikurisë dhe Tavos. Procesi i votimit nis në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00.