Në Himarë, mëngjesin e sotëm, djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, ushtroi të drejtën e votës në një nga qendrat e votimit.
Ndërkohë, babai i tij, Fredi Beleri, ndodhet në burgun e Fierit, ku po vuan një dënim prej 2 vjetësh për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Pavarësisht dënimit, Fredi Beleri do të marrë vendin e deputetit në Parlamentin Europian pasi u zgjodh më 10 qershor me 237 mijë vota të qytetarëve grekë si përfaqësues i Partisë Demokracia e Re.