Në një takim të Partisë Demokratike në Athinë, eurodeputeti Fredi Beleri u ka bërë thirrje shqiptarëve në Greqi që të votojnë në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të diasporës për të ndryshuar situatën në Shqipëri.
Ai pranoi se partia mund të ketë bërë gabime, por siguroi se është e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin. Beleri kërkoi që të mos dëgjohet propaganda negative dhe theksoi nevojën për unitet përballë rreziqeve që përballet vendi.
Fredi Beleri: Shqipëria ka nevojë për votën tuaj. Mos dëgjoni propagandë, që thonë se PD është e përçarë, kjo është propagandë. PD është duke punuar. Kush punon, edhe gabon. Të na falni për gabimet.
Ata atje në Bruksel nuk kanë kosto për ne, kanë hallet e veta. Duhet të bashkohemi. Ju duhet ta shpëtoni Shqipërinë nga një rrezik i madh.









