Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që qytetarët me karta identiteti të skaduara të mos lejojnë të votojnë.
Për këtë arsye, votimi në Himarë fshat u pezullua për disa minuta, por tani ka rinisur. Rreth një orë pas nisjes së procesit të votimit për kryebashkiakun e Himarës, 70 votues nuk arritën të votojnë për shkak të skadimit të kartave të identitetit.
KQZ ka kërkuar një vendim përkatës nga autoritetet, ndërkohë që Ministria e Brendshme nuk ka nxjerrë urdhër për shtyrjen e afatit të kartave të ID.