Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviç. Vizita e saj, që pason incidentin në aeroportin e Shkupit, përfshin pjesëmarrjen në ngjarjen tradicionale “Sinjska Alka” në Sinj, e cila shënon fitoren kroato-venedikase kundër osmanëve në vitin 1715.
Gjatë qëndrimit të saj, Osmani do të vizitojë gjithashtu ekspozitat “Vanja Radush” dhe “Stipe Sikirica – dialog mes mësuesve dhe nxënësve”. Ajo do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.