Kryeministri Edi Rama theksoi se gjatë muajit korrik, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” regjistroi më shumë se 1 milion hyrje.
Rama vlerësoi këtë si një tregues të transformimit të Shqipërisë në destinacion turistik, duke e krahasuar me numrin total të hyrjeve për vitin 2013.
“Dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade”, shkruan Rama.
Ai e përdori këtë statistikë për të kundërshtuar kritikët që shqetësohen për çmimet e larta dhe ndikimin e tyre në turizëm.