Komisionerët në Himarë fshat kanë pezulluar përkohësisht procesin e votimit. Arsyet e pezullimit lidhen me kërkesën për përdorimin e kartave të identitetit të vlefshme, pasi disa votues kanë paraqitur karta identiteti të skaduara.
Arqile Bollano ka deklaruar se kanë njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe thekson se sipas ligjit, votimi me karta identiteti të skaduara nuk është i lejueshëm. Në përpjekje për të adresuar këtë problem dhe për të siguruar që procesi të përmbushë standardet ligjore, komisionerët po presin udhëzime të mëtejshme nga KQZ.