Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, ka shprehur urimet e saj për Vangjel Tavon pasi ai u shpall fitues në zgjedhjet e Himarës.
Ajo falënderoi popullin e Himarës për kulturën e lartë politike dhe demokratike treguar gjatë fushatës dhe procesit të zgjedhjeve.
Spiropali vlerësoi gjithashtu qetësinë dhe rregullin e zgjedhjeve si një standard të shoqërisë demokratike, duke e cilësuar Himarën si një vend që përparon drejt integrimit në BE dhe si një lider rajonal në mbështetje të vlerave dhe institucioneve të demokracisë liberale.
“Përgëzime qytetarëve të Bashkisë Himarë për kulturën e lartë qytetare, tolerante, patriotike dhe demokratike”,përfundon Spiropali.