Në një operacion policor në Lushnjë, Andon Mihali, 60 vjeç, është arrestuar pasi u kap duke lëvizur me një pistoletë me fishekë në fole në qytet. Policia reagoi pasi mori informacione se ai ishte i armatosur në publik.
Gjatë kontrollit të tij, policia zbuloi një arsenal armësh, përfshirë 4 armë gjahu pa leje, një pistoletë zjarri, municion luftarak dhe një gjerdan armësh gjahu me fishekë. Po ashtu, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan edhe 2 armë gjahu pa leje, municion luftarak, dylbi dhe radio të ngjashme me ato të policisë.
Së bashku me Andon Mihalin, u arrestuan dhe u proceduan penalisht edhe shtetasit Q. G., 59 vjeç, dhe djali i tij K. G., 31 vjeç, të cilët gjithashtu u gjetën të mbajnë armë gjahu pa leje.
Materialet procedurale janë dërguar në prokurori për akuzat e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të marrë masa ligjore të nevojshme në këtë rast.