Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka anuluar koncertin e tij të planifikuar në Gjilan, si pasojë e zhvillimeve të fundit dhe situatës së tensionuar.
Njoftimi u bë i ditur përmes një postimi në Instagram, ku Noizy shkroi: “Sonte nuk mund të jem në Gjilan”. Ky njoftim vjen pas spekulimeve të shumta dhe tensioneve që kanë pasuar pas një ngjarjeje në diskotekën “Venom” në Prishtinë, për të cilën reperi është nën hetim nga autoritetet kosovare.
Ndërkaq, verifikimi i saktë i situatës dhe mundësia e performancës së tij në këtë lokacion mbeten të paqarta.