Një operacion i përbashkët i Guardia di Finanza dhe Drejtorisë së Qarkut Antimafia në Ankonë, i quajtur “Double Game”, ka çuar në shkatërrimin e një klanit të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës. Në pranga janë kapur 12 persona, duke përfshirë drejtuesit e organizatës kriminale që operonte nga Porto Sant’Elpidio. Klani, i cili fshihej pas një koncesioni makinash, ishte përgjegjës për trafikimin e kokainës dhe hashashit në nivel të gjerë në Evropë.
Në gjykimin e tyre, dy vëllezërit shqiptarë, Etmond dhe Klenis Qevani, janë dënuar me dënime të rënda burgu. Etmond Qevani u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Klenis Qevani me 7 vjet burg. Përveç tyre, anëtarë të tjerë të klanit janë dënuar me dënime të ndryshme burgu për pjesëmarrje në këtë rrjet të organizuar kriminal. Operacioni ka filluar në qershorin e vitit 2023 dhe ka përfshirë disa shtete evropiane dhe Shqipërinë, duke sjellë sekuestrimin e 20 kg kokainë dhe dekonspirimin e strukturës komplekse të kësaj bande të organizuar kriminale.