Reali i Madridit po bëhet gati për një sezon spektakolar me yjet e botës që ka në ekip. Gjatë turneut në Amerikë trajneri Carlo Anceloti nuk i ka kursyer batutat pë rtë shtensionuar situatën pas El Clasisos.
Gjatë intervistës me gazetarët që e pyetën nëse ka komunikuar me lojëtarët që nuk janë rikthyer nga pushimet, Anceloti tregoi një episod me Bellingam.
“Dje u mërzita me Bellingam. I rashë telefonit të tij po nuk më përgjigjej. Atëherë i thashë Viniciusit dhe e telefonoi ai.
Atij iu përgjigj menjëherë. A i tha Vini të më telefononte? Jo, më kaloi telefonin”, vazhdoi duke qeshur Ançeloti.