Vangjel Tavo, kandidati i Partisë Socialiste (PS), u shpall fitues në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Himarës me një mbështetje prej 58.83% të votave, duke e kaluar rivalin e tij Petro Gjikurin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili mori 41.17% të votave.
“Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, u shpreh Tavo.