-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Himarë/ KRIIK publikon gjetjet paraprake: Persona të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit

Kryesoret

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara bëri publike gjetjet paraprake për zgjedhjet në Himarë.

Sipas KRIIK u vu re prania e personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit.

“Personat e paautorizuar që qëndronin pranë qendrave të votimit ose ishin të pajisur me lista ose, kryesisht në fshatrat e vegjël, nuk e mbanin një të tillë për shkak se komuniteti është i vogël dhe njihen më me njëri-tjetrin. Kjo u mundësonte të kishin informacion të plotë mbi personat që paraqiteshin për të votuar”, thuhet në raportin e KRIIK.

Sipas KRIIK vëzhguesit vërejtën një numër të lartë zgjedhësish që nuk lyeshin me bojë në gisht fare ose nuk lyheshin pasi kishin votuar por në kundërshtim me procedurat e parashikuara.

“Mjediset e qendrave të votimit, në një numër jo të vogël rastesh nuk ishin të përshtatshme për votim dhe në gjendje tejet të amortizuar, tërësisht të pa përshtatshme për të kryer funksionin e një qendre votimi. Ndërkohë, në një numër të lartë qendrash votimi mungonin posterat që shpjegonin procedurat e votimit apo që duhet të prezantonin kandidatët”, thotë KRIIK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit