Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, i ka drejtuar një mesazh në gjuhën shqipe qytetarëve të Shqipërisë. Ajo ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit në BE dhe për të forcuar lidhjet mes dy vendeve.
“Jam e përkushtuar të mbështes Shqipërinë në rrugën tuaj drejt integrimit europian dhe të forcoj lidhjet mes dy vendeve tona,” tha VanHorn.
Ajo gjithashtu kërkoi ndihmën e qytetarëve për të mësuar më shumë mbi kulturën shqiptare duke bërë tre pyetje: Cilin vend duhet të vizitojë të parin? Cili është ushqimi që duhet të provoj patjetër? Dhe, cilin libër që tregon shpirtin e vendit tuaj më rekomandoni?