-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja të krimit në Konispol/ Mbesa njofton babain: Gjyshi ka vrarë gjyshen

Kryesoret

Në Konispol janë zbardhur detaje të reja rreth ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy persona. Pas një debati mes Klement Islamaj dhe prindërve të tij, ka dalë se vajza e 40-vjeçarit ishte ajo që lajmëroi të atin për vrasjen e gjyshes nga gjyshi.

Në përleshje me babanë e tij, Klementi ka shtyrë 69-vjeçarin, Hysen Islamaj, nga shkallët, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.

Duket si histori e përsëritur pasi bëhet e ditur se babai i Hysen Islamajt, ose ndryshe siç njihej në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.

Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Policia ka hedhur poshtë dyshimet se djali mund të kishte qenë autor i dy vdekjeve dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Konispol/Burri vret gruan me sopatë, djali përleshet dhe vret të atin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit