-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaso: Rama fsheh hartat se i del në shesh maja e mashtrimit

Kryesoret

Ivi Kaso, Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mungesë të dokumenteve ligjore për 224 mijë metër katror tokë në bregdetin shqiptar.

Sipas Kasos, Rama nuk ka paraqitur asnjë akt kadastre ose shpronësimi që të vërtetojë pronësinë mbi këtë tokë. Ai kërkoi që SPAK të hetojë këtë çështje dhe e kritikoi Ramën për dezinformim dhe korrupsion.

“Edi Rama mund të angazhohet me fjalor ordineri për të mbuluar vjedhjet si kryeministër. Me sa duket, ashtu siç u fut, nëpërmjet sharjeve dhe mashtrimeve, edhe do të dalë nga politika. Me ndryshimin e vetëm se u fut duke sulmuar pushtetin e të tjerëve dhe do të dalë duke mbrojtur korrupsionin e vet dhe të familjes biologjike e politike.

Partia Demokratike i ka bërë publike dokumentet dhe i mbetet SPAK që t’i marrë ato dhe të nisë hetimet. Nëse përtojnë, nuk ua mban, apo e konsiderojnë krim intelektual të vështirë për tu hetuar, apo siç pretendojnë ‘nuk kanë staf’, ua bëjmë ne gati siç kemi bërë me qindra dosje të tjera.

Nëse shpresojnë se do jua çojë Taulanti edhe këtë denoncim, është tjetër punë…”, përfundon Kaso

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit