-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lili Sula: Ministria e Arsimit po mbulon skandalin ‘Klea Rama’

Kryesoret

Lili Sula, drejtuesja e departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, ka kritikuar ashpër Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për menaxhimin e projektit të diskutueshëm ‘Klea Rama’.

Në një deklaratë, ajo ka theksuar se Ministria po i lë pas dore problemet e mëdha në sektorin e arsimit dhe po mbulon skandalin në fjalë “Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të heshtë për skandalin ‘Klea Rama’. Ajo ka heshtur gjithashtu për rrënimin e cilësisë së arsimit, braktisjen e shkollave nga nxënësit, degradimin e profesionit të mësuesit, mosfinancimin e arsimit, dhe degradimin e infrastrukturës shkollore.”

Sula ka akuzuar ministrinë për neglizhencë dhe për mbrojtjen e zyrtarëve të saj të paaftë e të korruptuar. Ajo ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe ndëshkim për dëmet e shkaktuara nga ky projekt, duke theksuar se “Heshtja dhe mosreagimi i ministrisë ndaj shkeljeve të bëra nga zv. ministrja dhe zyrtarë të tjerë është një dëshmi e papërgjegjshmërisë ose përfshirjes në këtë skemë mashtrimi.”

Sula ka kërkuar dorëheqjen e ministrëve të përfshirë dhe ka shprehur mbështetje për reformimin e arsimit në Shqipëri, duke thënë “Partia Demokratike është e angazhuar për ndalimin e katastrofës që solli rilindja dhe rikthimin e arsimit në vlerat e tij të vërteta.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit