Bahtjar Bajraktari i njohur ndryshe me emrin artistik Dj Crax është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës së bashku me reperin Noizy, për sherrin e ndodhur disa ditë më parë në Pejë.
Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it i kërkon ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij.
“Unë nuk jam kriminel që të shpallem në kërkim, as nuk i largohem drejtësisë, por kjo që po ndodh është shumë e padrejtë ndaj meje dhe shokut tim Noizy. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë gjënë e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do bjerë në vendin e vet. Ne nuk kemi lënë vend për dhunë as sot, as dje dhe as nesër, puna jonë ka qenë dhe do të jetë e pastër duke mos ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha duke ju shmangur problemeve gjithë kohës”, shkruan Crax.