-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmëron ish-diplomati kosovar: Kosova drejt një përplasjeje me ndërkombëtarët

Kryesoret

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), thotë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri po thellojnë çarjen me bashkësinë ndërkombëtare. SHBA-ja dhe BE-ja e cilësuan mbylljen e Postës së Serbisë në veri më 5 gusht si veprim të njëanshëm.

Peci thekson se veprime të tilla pa konsultim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht KFOR-in, janë problematike dhe rrezikojnë marrëdhëniet me ta.

“Kosova po shkon drejt një përplasjeje të madhe me bashkësinë ndërkombëtare. Partneriteti nuk mund të ndërtohet nëse nuk konsultohen palët, të cilat kanë përgjegjësi të sigurisë në veri të vendit. Bashkësia ndërkombëtare ka përpara një partner, i cili nuk është i parashikueshëm dhe ndërmerr veprime pa konsultime paraprake,” thotë Peci.

Ai shton se Kosova nuk e ka më mbështetjen ndërkombëtare që kishte më parë nga SHBA-ja dhe tani trajtohet vetëm në kontekstin e menaxhimit të konfliktit.

“Kosova i është lënë vetvetes dhe është vetëm duke u trajtuar në domenin e menaxhimit të konfliktit,” përfundon Peci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit