Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me Komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral brigade Ferdinant Dimo, inspektuan bazën ajrore të Kuçovës dhe njësinë e dronëve “Bayraktar”.
Pas një testi të suksesshëm për misione gjatë natës, dronët do të kalojnë në funksion monitorues 24/7, duke u ofruar mbështetje të rëndësishme për autoritetet vendore në luftën kundër zjarreve.
Njësia e dronëve në Kuçovë është tani e pajisur me personel të kualifikuar për të përballuar emergjencat.